Bartomeu ikën nga Barcelona

Pas mocionit ndaj tij me 16 000 firma, Bartomeu zgjedh të vetëlargohet pa shkuar në referendum.

Dorëzohet Bartomeu. Presidenti 57 vjeçar deri sot i Barcelonës mbajti fjalën e paradites kur tha se në 19:00 do japë një deklaratë “bombë”. Josep Maria Bartomeu lajmëroi se ka dhënë dorëheqjen nga Bordi Drejtues çka nënkupton se presidenti i blaugranëve që nga 2014-ta, ka lënë klubin.

Ai erdhi në krye të skuadrës së La Liga-s pas dorëheqjes së Sandro Rosell dhe sot pas 6 vitëve, ikën në të njëjtën mënyrë.

Ndërkaq, bashkë me presidentin Bartomeu kanë dhënë dorëheqjen edhe një sërë drejtuesish të tjerë të lartë, që ishin përzgjedhur nga ai për të menaxhuar klubin katalanas në erën Bartomeu.

Konfirmimin e bën vetë klubi katalanas në Twitter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!