Murataj e Mëllugja ndjekin kundërshtarin në ‘Selman Stërmasi’

Testi Tirana- Laçi (0-1) i luajtur të shtunën në ‘Selman Stërmasi’ theu protokollin e lançuar nga klubi bardheblu i cili në vigjilje të miqësores njoftonte se ndeshja për shkak të pandemisë globale, do luhet me dyer të mbyllura.

Në fakt, nga të dyja klubet pati densitet njerzish. Në sektorë të caktuar, duke ndjekur testin, pati emra që janë të lidhur kryesisht me dy klubet pretendente të edicionit të ri.

Por ajo që u vu re në tribunë ishte prezenca e dy lojtarët kryesorë të Bylisit.

Kapiteni Valentino Murataj dhe mesfushori Donald Mëllugja. Nuk dihet nëse futbollistët ishin duke ndjekur kundërshtarin e tyre Laçin me të cilin ndeshën javën e parë në ‘Adush Muça’ apo thjesht ndoqën per qejf.

Ndërkaq ky takim përpos presidetëve Halili e Laska u ndoq edhe nga trajneri kuqezi U19-të Nevil Dede, trajneri i U21 Laçi, Stavri Nica, drejtori i Akademisë bardheblu Dejvi Muka, trajneri Bledar Devolli, trajneri i Turbinës së Cerrikut, Marselo Troisi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!