Ballkani përmbys Arbërinë, mban kreun…

Ipko java e 6: Arbëria-Ballkani 2-4

Javën e 7-të skuadra e Munishit do të presë Dritën. Daku goleadori (12 gola) nuk ndalet, shënon dy gola të tjerë sot në Ipko.

Duket fotokopje e fund edicionit të kaluar e Ipko-s teksa Ballkani, Drita dhe Gjilani, kryesonin dhe në finish ndanin racionet me Dritën kampione. Edhe sot Ballkani ndërsa në duelin me Arbërinë hap javën e 6 -të të kampionatit elitar të Kosovës, ka fituar 2-4. Ndjekin Drita me 9 pikë në tri takime dhe Gjilani me 8 pikë në 5 ndeshje.

E sotmja e skuadrës nga Suhareka konsistoi një sfidë 1/2. Pjesa e parë me një gol të vendasëve në të 35-ën me Sunaj Hasan. Mirlind Daku barazoi rezultatin në minutën e 52-të.

Nuk zgjati shumë dhe Almir Kryeziu shënoi sërish për debutuesit në të 67-ën, ndërsa Armend Thaçi barazoi gjithçka në 74′.

Një penallti e dyshimtë për Ballkanin (83′) fton Mirlind Dakun te pika e bardhë duke kthyer shifrat në 2-3.

Në minutat shtesë, Ermal Krasniqi realizoi golin e katërt në fitoren e Ballkanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!