Ceferin: Liga e Kampionëve me grumbullim, VAR duhet përmirësuar

Ceferin: “Jemi absolutisht të sigurt se ‘Euro 2020’,do të zhvillohet në 2021”

‘Final Four’, një obsion që presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin e sheh si mundësi reale duke nisur nga 2024-a. Në një intervistë për ‘Movistar’, kreu i UEFA-s analizoi situatën aktuale në futboll, duke u përqëndruar te zhvillimet e mundshme në formatin e Ligës së Kampionëve, Kampionatit Evropian dhe VAR.

Për Ligën e Kampionëve:

“Final Four “, një javë futbolli, do të ishte një ngjarje e shkëlqyeshme i cili mund të ndodhë vetëm në qytete të mëdha. Unë besoj se është një opsion i zbatueshëm nga 2024 “.

Evropiani: “Ne jemi gjithmonë të shqetësuar për gjendjen shëndetësore, por jemi absolutisht të sigurt se Evropiani do të mbahet në 2021. Formati mbetet i pandryshuar, me 12 shtete mikpritëse, por në një rastin më të keq do mund ta reduktojmë në 11 vende, 5 ose dhe vetëm me një shtet organizator”

VAR:

VAR ndihmon futbollin, por gjithashtu mund ta dëmtojë atë. Unë nuk mendoj se do të kthehemiprapa dhe VAR nuk do të eliminohet, por mendoj se ka shumë hapësirë ​​për përmirësim.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!