Drita, vjen fitorja e tretë radhazi…

Ipko, ndeshje e prapambetur: Drita- Trepçia’89 1-0

Ndërsa përfaqësuesja e Kosovës ndali në mënyrë të beftë Greqinë në Ligën e Kombëve 0-0, dje në Ipko, u luajt ndeshja e prapambetur mes Dritës së Gjilanit dhe Trepça’89.

Në Gjilan, formacioni i Nuhiut, arriti të triumfojë me një gol në të Haxhimustës në minutën e 59-të.

Drita pasi kaloi në turin e parë europian, Sileksin 0-2 dhe eleminimit në Europa League nga Legia, ka nisur rekuperimin e javëve të Ipko, Superligës së Kosovës.

Në tri takime ka realizuar tri fitore. Në krye qëndron Ballkani me 12 pikë në 5 takime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!