Transferta e Bolivisë, Mesi ‘alpinist’ në La Paz


Lionel Mesi volli në fushë kur luajti në barazimin 1-1 të Argjentinës në këtë stadium, më 2013. Edhe Di Maria pati nevojë për oksigjen.

Ylli botëror i futbollit gjëndët në Argjentinë për kulifikueset e FIFA ‘Katar 2022’, zona e Amerikës së Jugut. Pasi ndihmoi ‘çelestet’ ndërsa shënoi me penallti (1-0) në takimin e parë ndaj Ekuadorit, sulmuesi i Barcelonës ka udhëtuar së bashku me skuadrën e tij kombëtare drejt Bolivisë.

Në radhë, ndeshja e dytë kualifikuese në pak ditë. Nesër duke nisur nga ora 22:00, Bolivi- Argjentinë. E veçanta lidhet me impiantin ku do të luhet takimi. Aty ku problem mbetet gjithnjë oksigjeni.

Vendasit insistojnë të luajnë në majë të malit dhe Mesi me shokë, do duhet të qarkullojnë topin në “Estadio Hernando Siles”, La Paz që gjëndet në lartësinë 3650 m mbi nivelin e detit.

Po nesër në orën 23:00, luhet edhe Ekuador-Uruguaji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!