Brazili nis me goleadë, fiton dhe Kolumbia

Kualifikuese ‘Katar 2022’, Amerika e Jugut: Brazil- Bolivi 5-0, Kolumbi- Venezuelë 3-0

Pas Argjentinës dhe Uruguajit edhe Brazili e Kolumbia gjëjnë fitoret e para në kualifikueset ‘Katar 2022’ për Amerikën e Jugut.

Kombëtarja braziliane në ‘Pernambuco’ fitoi me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Bolivisë. Rezultati u zhbllokua në minutën e 16-të, ku Markuinjo shënoi me kokë pas një krosimi të Danilos.

Në të 30’tën, Firmino shënoi pas një asisti të Nejmar 2-0. Sërish Firmino ai i cili shënoi për Brazilin në minutën e 49-të përpara se Karrasco në minutën e 66-të të shënojë autogol për 4-0. Kutinjo në minutën e 73-të, vulos me golin e 5-të fitoren e thellë të Seleçaos.

Ndërkaq, Kolumbia heq ‘qafe’ Venezuelën në 45’minuta duke shënuar tri herë. Zapata në të 16′ dhe dy herë Muriel në të 26 dhe 45+3, i japin qetësi por dhe tri pikë kolumbianëve në start.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!