Lautaro Martinez dhe Korrea tri pikë në Bolivi

Në La Paz, në lartësinë 3650 metra Bolivi- Argjentinë për kualifikueset e zonës së Amerikës së Jugut për ‘Katar 2022’.

Vendasit shënuan të parët gjatë fraksionit të parë me Morenën në të 24′-ën për 1-0 në “Estadio Hernando Siles”. Sidoqoftë në fund të kësaj pjese Lautaro Martinez ka barazuar në të 45′-ën për 1-1.

Në pjesën e dytë edhe pse fillimisht vendasit përpiqen të imponohen, shpesh duke luajtur ashpër, skuadra e Skalionit është më praktike. Mesi nis të marrë rolin e liderit teksa në të 79′ shpik një pas në limite për Martinez. Sulmuesi i Interit sheh në të majtë Korrean me këtë të fundit që godet menjëherë. Topi në rrjetë.

VAR kontrollon pozicionin e Matrinez dhe në fund aprovon golin. Pas 7 minutave shtesë, Argjentina fiton tri pikë dhe pas dy ndeshjeve gjëndet në kuotën e 6 pikëve.

Sakaq takimi tjetër Ekuador- Uruguaji pjesa e parë 2-0. Starton këto çaste edhe Venezuelë-Paraguaji ndërsa Peru-Brazil nis në 02:00 kurse Kili-Kolumbi në 02:30.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!