Lakers, kampioni i ri i NBA-së

Fiton 4-2 , Lakers kampion në NBA. LeBron Xhejms fiton çmimin personal ‘MVP.

Basketbollistët e Los Angeles Lakers fituan titullin e radhës në NBA duke mposhtur Miami Heat 106: 93 në ndeshjen e gjashtë të finaleve të play off-it. Lakersat morën titullin e 17-të në histori duke barazuar Bostonin në krye.

Pasi humbi në ndeshjen e pestë, trajneri i Lakers, Frank Vogel bëri një ndryshim në formacionin startues dhe që nga minuta e parë luajti Alex Caruso në vend të Dwight Howard. Kjo solli rritjen e ekipi krijoji një epërsi prej 28 pikësh në pjesën e parë, avantazhi i dytë më i madh i pjesës së parë në historinë e Finaleve të NBA.

Ndërkaq, LeBron Xhejms u shpall baskebollisti më i mirë në këto përballjeje teksa në këtë takim realizoi 28 pikë, 10 asiste e 14 topa të fituar në tabelë. Trofeu i katërt personal për 35 vjeçarin.

Kësisoji, përfundon një sezon i jashtëzakonshëm për shkak të pandemisë globale. Një vit ku humbi jetën tragjikisht edhe legjenda e basketbollit e Lakers dhe NBA, Kobi Brajant, ndaj të cilit kalifonianët i dedikuan edhe suksesin e radhës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!