Silver: NBA kthen tifozët

Basketbolli i NBA-së sheh dritë jeshile për të patur tifozë në tribuna.

Është komisioneri i NBA Adam Silver, i cili tha dje se ai dhe drejtues të tjerë të baskebollit më elitar në botë, shpresojnë të shohin rikthimin e tifozëve në tribuna.

Në sezonin e ri, i cili sipas tij nuk do të fillojë para janarit, tifozët do të kthehen në tribuna. Gjithnjë nëse testet e shpejta për Koronavirusin e lejojnë atë.

“Me protokollet e duhura, ne mund t’i afrojmë tifozët në salla,” tha Silver në një konferencë shtypi përpara ndeshjes së parë të Finaleve të NBA midis LA Lakers dhe Miami Heat në Orlando. (Ndeshja e parë shkoi për Lakers, të cilët festuan 116: 98).

Ky është vërtet qëllimi ynë. Por varet nga disa elementë shtesë. Testet e shpejta mund të jenë çelësi. Bazuar në gjithçka që kam lexuar, nuk asnjë shans që vaksina të shfaqet para sezonit të ardhshëm”, tha Silver, duke shtuar se kthimi i shikuesve për të ndjekur NBA në sallë, mund të reduktohej fillimisht në numra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!