Sopoti afron 6 futbollistë, mbyll merkaton

Nga:Haxhi Balliu

Sopoti i teknikëve Besnik Kola dhe Shkëlqim Hajdari afron 6 lojtarë të rinj duke mbyllur merkaton e këtij sesioni.

Në prag të sezonit të ri futbollistik, Sopoti i Librazhdit duket se i ka dhënë fund merkatës verore,duke ofruar plot 6 futbollistë, tre prej të cilëve nga Tirana.

Ish mbrojtëi i Vorës, Klajdi Toli si dhe ish-bomberi i Vorës, 28 vjecari Artur Sejdini,kanë qenë të parët që kanë bindur drejtuesit teknikë të Sopotit, Kola dhe Hajdari për të qenë pjesë e këtij ekipi në sezonin e ri.

Ndërkohë te Sopoti është ofruar edhe mesfushori librazhdas, Alen Kopaci, i moshës 24 vjec, i cili më parë ka luajtur për Naftëtarin e Kastriotin e Krujës.

Një tjetër futbollist që i është bashkuar Sopotit është mesfushori Alvaro Farruku, një lojtar i dalë nga Burreli dhe i përket “dinastisë Farruku”. Më parë ka luajtur me Kevitanin.

Ndërsa dy lojtarë të tjerë janë elbasnas. 21 vjecari Mikel Zogu dhe  sulmuesi Mateo Allkja,sulmues i moshës 22 vjec ,aktivizuar më parë te ekipi i Elbasanit,janë një tjetër përforcim për librazhdasit para fillimit të sezonit të ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!