Arbëria sillet si ekip ‘Prishtine’

Ipko java e 3-të: Besa Pejë-Arbëria 0-3

Dy skuadrat që u ngjitën këtë edicion në Ipko, Besa Pejë dhe Arbëria u ndeshën sot për llogari të javës së tretë të kampionatit elitar në Kosovë.

Arbëria nga Dobraja e Lipjanit duket se do të jetë një kockë e fortë për skuadrat e Ipkos pasi edhe sot ka fituar thellë 0-3 me pejanët. Jo larg gjerografikisht nga Prishtina (më pak se 17 km), ekipi i Arbnor Morinës me gjasë do jetë risia e bukur e kampionatit.

Shënjën e parë Arbëria e dha pikërisht me Prishtinën 1-1 (java e dytë) ndërsa pas fitores në Pejë kundër Besës vendase dhe javën e parë ndaj Trepçia ’89, ka marrë provizorisht vendin e parë në tabelë.

Llugiqi, Koshtanjeva dhe Labinot Ibrahimi, ish-mbrojtësi i Partizanit ishin autorët e tri golave të sotëm të cilët erdhen në pjesën e dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!