Edicioni i 77 i Çiklizmit fitohet nga Bacika

Tomaso Bacika fiton rrethin e 77-të të Shqipërisë në çiklizëm. Çiklisti i skuadrës Malmantile të italisë në katër etapa të parashikuara ia doli të regjistrojë kohën 11 orë.49 minuta dhe 10 sekonda duke lënë në vend të dytëshokun e skuadrës Bruno Asllanin ndërsa në vend të tretë u rendit Oilsian Velia nga Tirana.

Në këtë kompeticion të pazakontë për shkak të pandemisë, Shqipëria u paraqit me 8 ekipe, Maqedonia e Veriut me dy, Italia dhe Serbia me nga një ekip.

Pas etapës së fundit Përmet- Fier, presidenti i FÇSH-së Skënder Anxhaku, bashkë me drejtues të tjerë shpërndau çmimet për fituesit dhe në fund uroi të gjithë protagonistët.Një vlerësim edhe për ministrinë e Sporteve dhe KOKSH-in. Një falenderim i Anxhakut shkon për Policinë e Shtetit.

Ai vlerësoi me nota pozitive paraqitjen e skuadrave tona si vllaznia,Tirana, Apolonia, Skënderbeu, Durrësi etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!