Bare bashkohet me Espanjolin

sportiim2

Keidi Bare është futbollisti më i ri i skuadrës së Espanjol në Secunda Division.

Fieraku i përfaqësueses shqiptare mbylli përfundimisht sot transferimin nga Malaga te klubi i dytë katalanas i Espanjolit.

Ish- skuadra mësohet se do të përfitojë nga kjo lëvizje e Bares rreth 2 milionë euro. Me gjasë edhe 1 milion euro në trajtë bonusesh pritet ti kalojnë po skuadrës ku Bare dhe Sadiku ishin së bashku edicionin e shkuar.

Nuk ka munguar komenti i fierakut pas zyrtarizimit:

Në të vërtetë jam shumë i lumtur që jam këtu, jam i entuziazmuar. Njoh tifozerinë që është shumë e mirë, është pranë ekipit në të mirë a në të keqe. Kjo është një gjë e rëndësishme. Espanjol është një klub historic që ka bërë gjëra të rëndësishme në elitë, uroj që të arrijmë objektivat e të kthemi shpejt aty”, tha Keidi Bare pas prezantimit te Espanjol.

?>