Klasikja në test, Avdijaj goli fitues…

Tirana-Vllaznia 2-1 Muçi 44′ , Avdijaj 86’/ Dunga 17’ (p)
Pas testit me Apoloninë humbur në ‘Selman Stermasi’ (0-2) Tirana sot po në të njëjtin impiant priti Vllazinë e konfiguruar ndryshe këtë fazë përgatitore.
Me formacionet më të mira të mundshme, klasikja shqiptare nisi me një gol të Dungës nga pika e penalltisë në të 17-tën. Më pas Tirana falë mesfushës aktive, diti të imponohet dhe në fundin e pjesës së parë Muçi në një duel me mbrojtësin Isufi, e shtyn për në rrjetë
Tomas Brdariç, tekniku që udhëhoqi shkodranët edhe ndaj Teutës në miqësoren e fituar 1-0, u shfaq aktiv përgjatë gjithë ndeshjes. Risia te kuqeblutë teksa në këtë përballje testuese vinin me uniforma të reja lidhet me presionin ‘lart’, ku shumë futbollistë shkodranë sulmonin topin e parë.
Pjesa e dytë veç faktit të disa lëvizjeve në formacione, Tirana ishte më aktive dhe në fund me Albion Avdijaj gjeti golin e fitores 2-1.
Një gabim në mbrojtje dhe një pozicion i dyshimtë jashtë loje, lejuan sulmuesin e ardhur gjatë verës të fiksojë golin fitues të vendasëve.