Skënderbeun e ‘verbon’ Drita, Bylis test fitues…

Nëse ka një skuadër aktive në këtë periudhë me takime miqësore ajo është skuadra e Bylisit. Dovedan në vijim të punës që kryhet prej vitesh në klub ndjek dhe verifikon kualitetet e afruar në mënyrë që mallakastriotët të mund të filtrojnë më të vyerit për garat sezonale.

Kështu, edhe të shtunën Bylis luajti testin e radhës me beratasit e Tomorit duke fituar 2-1. Mehmetllari dhe Ujka autorët e golave teksa Pepa shënoi për Tomorin.

Ndërkohë, Skënderbeu i ri me Ahmataj në timon, është mundur 4-1 nga kampionët e Ipko-s,Drita. Shkodrani Erjon Vucaj njëri nga autorët e golave për Dritën.

Sakaq, paralelisht me këtë miqësore u luajten edhe Kastrtioti- Besëlidhja 1-1, Vora-Besa 2-1, Luftëtari- Këlcyra 6-0 dhe Pogradeci- Maliqi 4-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!