Burreli triumfon ndaj Bylis, Turbinën e ndjek ‘shamata’

Miqësore : Bylis-Burreli 0-2

Skuadra e Burrelit në prag të edicionit të ri, me stafin teknik Nikaj,Hoti,Rama, kanë arritur në pak kohë të ‘turbullojnë’ situatën e skuadrave pretendente në Kategori të Parë.

Rivalët e Burrelit në Kategori të Parë, duhet të maten mirë këtë edicion. Përballë tyre në Grupin A (nëse kategoria do funksionojë sipas formatit të vjetër), do të gjejnë skuadrën matjane të teknikut Samuel Nikaj më të etur se kurrë për tu ngjitur në fund të edicionit në Superiore.

‘Sporti im.al’ sjell gjithë formacionin e matjanëve teksa sot kanë mundur në ‘Adush Muça’, Bylisin vendas që militon në Kategorinë Superiore 0-2.

Golat janë shënuar nga Vecaj në fraksionin e parë dhe Rexhepi në të dytën.

Burreli sot në fushë:

Miraka, Beci, Sefgjinaj, Hasa, Doda, Zefi, Stana, Dyca, Vecaj, Takahashi, Kurbneshi

U aktivizuan:Koca,Toma,Rexhepi,Mallunxa,Farruku,Zuna,Punavija.

Ndërkaq, miqësorja e luajtur në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës ndërsa shifrat ishin 0-2 mes Kastriotit dhe Turbinës është ndalur. Një sherr masiv mes lojtarëve, i ka shtyrë stafet të ndërpresin për disa minuta testin. Me rifillimin e takimit, shifrat ndryshuan për 1-4 final.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!