Zyrtarizohet Liga Unike e Basketbollit

Rama: ‘Dikur duhej kaluar një mal për tu takuar, sot nuk ekziston ky fakt’

Bëhët realitet. Sipas axhendës së programuar, sot në orën 19:00 në Tiranë, u konkretizua Liga Unkie në Basketboll mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Marrëveshja u nënshkrua nga presidenti Avni Pronari për FSHB-në dhe Arben Fetahu presidenti i FBK-së. Ministrja e Sportit të Shqipërisë, Besa Shahini dhe homologja e Kosovës, Vlora Dumoshi, asistuan në këtë takim historik të konkretizimit të një Lige sportive të dy shtetëve të një Kombi.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili publikisht përkrahu këtë nismë shtoi se bashkime të tilla sportive por jo vetëm, janë të vonuara duke ilustruar me “vezën e Kolombit”. Kjo të jetë një shtysë për nisma të tjera Kosovë- Shqipëri, dhe jo vetëm në sport, por edhe në fusha të tjera, theksoi kreu i qeverisë.

Kjo nisëm hap një rrugë të re, krijon një model, dhe me siguri do të bëhet shtysë për të tjera. Unë s’mundem veçse ta përforcoj mendimin e dhënë këtu nga dy ministret, që ne jemi më shumë se sa mbështetës.

Jemi duartrokitës të kësaj nisme dhe të tjera, në funksion të krijimit të bashkërendimit konkret për të organizuar Liga unike, por jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në drejtime të tjera


Nga ana tjetër, shumëçka sot duket e vonuar në fakt, deri përpara jo më shumë se 10 vitesh dukej fantashkencë. Sot nuk është më kështu. Krijimi i Ligës Unike shkon një hap më tutje, përbën një moment shkuarje në një nivel tjetër në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, dhe kam shpresë e besim se kjo do bëhet shtysë për të tjerët.

Aq më tepër që në fushën e sportit ne s;jemi të mëdhenj edhe nëse jemi bashkë, jo më të ndarë që jemi shumë të vegjël “- tha ndër të tjera Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!