Cikalleshi ngjitet në ‘Superligë’

Sokol Cikalleshi ndryshon kurs papritur. Në mënyrë të beftë, sot kavajsi 30 vjeçar, është prezantuar nga Konyaspor në Superligën turke teksa ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare.

Klubi rezervohet për detaje financiare. Sulmuesi kuqezi numëron 5 klube turke dhe me ekipin e ri Konyaspor, ka prefruar numrin17.

Në Konya, Cikalleshi shkon pasi më herët kishte veshur uniformën e Bashaksehir, Akhisar Belediye, Osmanlispor dhe Goztepe.

Cikalleshi ka një karrierë të pasur sportive pasi veç pistes turke ka veshur edhe fanellat e Besës, Skënderbeut, Tiranës, Kukësit, Incheon UTD në Kore të Jugut dhe RNK Splitit në Kroaci.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ishte pjesë e skuadrës Akihsar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!