Xhokoviç përjashtohet nga US Open

Novak Xhokoviç përjashtohet nga US Open. Lajm i bujshëm vjen nga SHBA, atje ku po zhvillohet turneu i rëndëishëm me ‘raketa’.
Numri 1 në botë, i përfolur gjatë pandemisë globale për disa festime të shfrenuara me miq në Ballkan, i ka dhënë lamtumirën turneut.
Shkak u bë një goditje me top e serbit ndaj njërit prej gjyqtarëve të ndeshjes mes tij dhe spanjollit Pablo Karreno në turin e katërt të garave.
Aq ka mjaftuar dhe komisioni drejtues ka vendosur përjashtimin e Xhokoviç duke e cilësuar veprimin e tij si antisportiv.
“E gjithë kjo situatë më bën vërtet të trishtuar dhe bosh. Kam kontrolluar se si ndihet gjyqtarja e linjës dhe, sipas informacionit që kam marrë, ajo ndihet mirë, falë Zotit”, shkroi Novak Xhokoviç në rrjetet sociale në lidhje me incidentin në ndeshjen e raundit të 4-të të US Open.
Novak Djokovic (-125), the #1 seed in the tournament just got defaulted from the US Open after hitting the line judge in the neck pic.twitter.com/dvJQgLPFfA
— Barstool Bets (@barstoolbets) September 6, 2020