Federer, sot 39 vjeç, i pangopur me tenisin

“Unë kam qenë shumë e rreptë dhe i kam zbatuar rregullat shumë seriozisht. Nuk kam parë prindërit e mi prej tre muajsh dhe ne jemi kujdesur për fëmijët tanë sa më mirë që mundemi. Por unë mendoj se këto periudha të çuditshme, na kanë dhënë mundësinë për të reflektuar dhe shfrytëzojmë ato që kanë vërtet interes: familja, miqtë, shëndeti dhe lumturia,”- ka deklaruar tenisti Roxher Federer.

Sot zvicerani, i cili mbush 39 vjeç, ka qenë një nga përfituesit nga e paktë nga ky pushim i detyruar prej pandemisë Covid-19. I dëmtuar prej kohësh, Federer i është nënshtruar një operacioni me qëllim eliminimin e problemeve të gjurit. Tenisti nga Bazeli nuk do të humbasë pikë ose pozicione në renditje dhe shpreson të rikthehet në gara në formën sportive më të mirë të mundshme.

“Ne e kemi vendosur: Roxher do të kthehet në Australian Open 2021… nëse zhvillohet. Sidoqoftë, mundësia për të luajtur në një turne, pak para Melburnit është duke u menduar”, ka deklaruar Severin Luthi, trajneri zviceran i tenistit, i cili shton, se rikuperimi i sportistit të tij është në rrugën e duhur.

Federer do të vazhdojë të luajë të paktën deri në 2021, ndërkohë që disa projekte në mendje. Me 20 Grand Slam të fituar, më shumë se kushdo dhe një përpara Nadalit, tenisti zviceran dëshiron të vazhdojë, për t’i shtuar akoma më tepër shkëlqim rekordeve të tij. Uimbledon, i preferuari i tij dhe ku ai ka fituar tetë herë, paraqitet si opsioni më i mundshëm për sezonin e ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!