Azarenka dhe Osaka në finalen e US Open për Femra

Finalja të shtunën: Tenistja bjelloruse Viktoria Azarenka dhe japonezja Naomi Osaka janë finaliste të ‘US Open’ 2020 për Femra.

Azarenka eliminoi në gjysmëfinale tenisten e njohur amerikane 38 vjeçaren Serena Uiliams me (1: 6, 6: 3; 6: 3), teksa japonezja Osaka eliminoi përfaqësuesen e dytë amerikane Xhenifer Bradi ( 7: 6, 3: 6; 6: 3).

Unë jam vërtet mirënjohëse“, tha 31-vjeçarja Azarenka, e cila mundi Serena Uiliams për herë të parë në karrierën e saj në një turne Grand Slam-i.

Shpresoj që tenisi sot të ketë frymëzuar të gjitha femrat të ndjekin ëndrrat e tyre, shtoi Azarenka, e cila ka regjistruar vetëm pesë fitore në 23 ndeshje kundër Uiliams deri më tani.

Në US Open, Azarenka dhe Uliams, janë ndeshur në finale edhe në 2012 dhe 2013.Në të dyja rastet ka fituar amerikanja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!