Kampionati rrezikon të shtyhet, vendimi në… Minsk

E rrallë: Disa presidentë të Kategorisë Superiore do diskutojnë në Minsk mundësinë e shtyrjes së garës. Gjithnjë nëse qeveria nuk përmbush 4 kërkesat e Ligës…

Pas pak në Minsk, trajneri i Shqipërisë A, Edi Reja, do të dalë në konferencën e zakonëshme për shtyp, për t’ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve shqiptarë dhe vendas.

Në program, takimi i ditës së nesërme në 20:45 (Nations League) ndaj Bjellorusisë vendase për Grupin C4. Pas konferencës së italianit do të zhvillohet edhe seanca përgatitore në 18:15.

Ndërkaq në delegacionin që shoqëron Kombëtaren janë një pjesë e mirë e presidentëve të skuadrave të Superiores. Raportohet, se në tokën bjelloruse, krahas mbështetjes së skuadres tonë Kombëtare, ata do të diskutojnë edhe spostimin e datës së fillimit të kampionatit, nga 12 shtatori më 1 tetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!