Duka: Shkojmë në ‘Euro 2024’

Armand Duka nga Minsku deklaroi se ai dëshiron 6 pikë por nuk la pa përmendur faktin se në futboll mund të dalësh edhe me zero pikë.

Nuk u mirëpozicionua kur u pyet për presidentët e Superiores dhe takimin e tyre ‘rastësor’ në Minsk për të folur për fillimin e Kategorisë Superiore.

Në intervistë për ‘RTSH’, Duka tregoi edhe edhe planin afatgjatë kur deklaroi se Shqipëria duhet të shkojë në ‘Euro 2024’

Çfarë presim nga Kombëtarja? U bë shumë kohë që se kemi parë Kombëtaren. Që nga nëntori. Jemi të gëzuar që do të shikojmë çunat duke luajtur. Jemi të trishtuar që nuk ka tifozë. Përgjegjësia për ekipin dhe stafin është e madhe për të dhënë më të mirën e mundshëm për të qenë të parët në grup. Objektiv i arritshëm por i vështirë. Synojmë të marrim 3 pikë dhe urojmë të arrijmë objektivat.

Prurjet nga U-21- Çunat që janë sot në Minsk janë emra të rinj që japim një lloj shprese. Çekiçi është një emër më i njohur. Lojtar me eksperiencë pavarësisht se në Kombëtaren A nuk është aktivizuar. Kemi 2 emra të rinj që nuk e kanë prekur më herët Kombëtaren. Sulmuesi Broja dhe mbrojtësi shqiptar Çepele 17-vjeçar. Është myzeqar. Ka një lloj ndërthurje. Lojtarë me eksperiencë por jo me moshë të madhe. Kjo na bën optimist që Shqipëria të jetë në Europianin 2024.

Risia Çepele- Çepele është aktivizuar me moshat e Italisë. Nuk ka qenë i dyzuar. Pa asnjë dyzimi ka thënë që do të luajë me Shqipërinë. Menjëherë ka pranuar që t’i bashkohet me Kombëtaren A. Të 4-t skuadrat janë të barabarta. Nuk bëjmë diferencë të mardhe. Unë dua 6 pikë dhe ne i meritojmë 6 pikë, por mund të dalim edhe me 0 pikë. Le të marrim ato që meritojmë.

Presidentët e Superiores- Unë i kam ftuar të gjithë presidentët e Superiores. Kemi kaluar një vit të vështirë, si në Shqipëri dhe në futboll. E kemi kaluar së bashku. Ky ishte destinacioni jonë i parë, e pranuan me kënaqësi. Nuk do të kemi tifozë do të kemi drejtuesit e futbollit shqiptar. Ata kanë diskutuar, kemi vizituar Minskun. Kanë diskutuar dhe për problemet e tyre dhe për krijimin e Ligës së Re. Uroj që t’i gëzojmë ne nga këtu tifozët shqiptarë”- tha Armand Duka për RTSH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!