Juve pret Sampin me tifozë…

Juventus i pari edhe në kthimin e tifozëve në impiantin sportiv të edicionit të ri futbollistik.

Kështu, në ditën e shortit të sezonit të ri të Serisë A, drejtuesi i rajonit të Piemontes, Alberto Çirio ka deklaruar se ka dhënë miratimin që Juventusi të mund të luajë me tifozë.

Me dosjen gati të dërguar pranë Këshillit Shkencor Teknik për miratim.

Çirio shtoi se po vijon punën edhe me klubin e Torinos, për të rikthyer tifozët në shkallët e stadiumit, ndërsa theksoi se të njëjtat hapa po ndiqen edhe në sporte të tjera të rajonit të Piemontes.

Sakaq, shortit i Seria A, e ka vendosur Juven në ndeshjen e parë sezonale në “Allianz Stadium” përballë Sampdorias. 

Drejtuesit e klubit bardhezi bënë me dije se kanë kërkuar zyrtarisht që dyert e impiantit të hapen për 3000 tifozë. Konvertimi me kapacitetin llogaritet në 10%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!