Nyberg, suedezi mban drejtësi në Shqipëri- Spanjë
UEFA ka përcaktuar arbitrat e ndeshjes vendimtare të Shqipërisë ndaj Spanjës në program të hënën ora 21:00 në Duseldorf.
Suedezi Glen Nyberg, është ai që do të jetë kryesor. Edhe asistent të tij do të jenë suedezë. Mahbod Beigi dhe Andreas Sëderqvist, janë bashkëatdhetarët e Nyberg i cili mbahet mend për kontestime të shumta gjatë duelit të Champions League mes Arsenalit dhe Bajernit.
Nyberg bëri debutimin e tij të madh në Lajpcig- Siti. Në fazën grupeve të Ligës së Kampionëve të sezonit që sapo u mbyll, ai drejtoi Bajern Mynih- Mançester Junajtid 4-3. Interesant fakti që për ndeshjen e tij të kontestuar Arsenal- Bajern (çerekfinale CHL) gjyqtari vlerësua nga media të caktuara gjermane me notën 2.
Ndërkaq arbitër i katërt do të jetë ukrainasi Kristian Dingert, ndërsa në VAR do të jenë anglezi David Kote dhe gjermani Marko Fric. Spanja është e kualifikuar në Grupin B ndërsa për kuqezinjtë e Silvinjos, alternativa më e sigurtë mbetet fitorja./Sportiim.al/