Ndeshja më e bukur e Europianit, Belgjika shfaqet e madhe
Ndeshje me ritëm të lartë, belgët kryesisht në pjesën e parë spektakolarë, De Bryne gol ‘alla Siti’ në Këln.
Euro 2024, Grupi E:
Belgjikë – Rumani 2-0 (Tilemans 2′, De Bryne 79′)
Belgjika lë pas humbjen zhgënjyese me Sllovakinë dhe siguron pikët e para në grup ndaj Rumanisë. 2-0 përfundoi gjithçka në këtë përballje që i jep fund edhe raundit të dytë në grupet e Euro 2024.
Që në minutën e dytë erdhi avantazhi i belgëve falë Tilemans teksa dhe në vijim skuadra e Tedeskos ushtroi presion të madh duke krijuar aksione të shpejta plot mendim e kërcënuar vazhdimisht portierin rumun. Po në këtë pjesë formacioni i Jordaneskut pati shnaset e veta duke e zbukuruar sfidën.
Në pjesën e dytë Lukaku provoi të thellonte shifrat por goli i tij u konsiderua i parregullt për një pozicion jashtë loje. Nuk ndodhi kështu me golin e De Bryne pak minuta nga fundi pas aksionit vertikal e golit të sigurisë teksa vulosi përfundimiasht triumfin e belgëve dhe pikët e para në grup.
Tashmë, situata sa i përket pikëve e klasifikimit në Grupin E është mjaft interesante dhe delikate. Rumania, Belgjika, Sllovakia dhe Ukraina kanë nga 3 pikë ndërsa ndeshjet e së mërkurës për to do të jenë vendimtare./Sara Gjidiaj/