Ismajli, shtigje italiane

Nuk udhëtoi me Kombëtaren drejt Minskut për probleme ‘misterioze’ por Ardian Ismajli ‘udhëton’ drejt Seria A.

Mbrojtësi i dalluar aktivizohet në Kroaci me klubin legjendë të Hajduk Split, por sipas ‘Panoramasport’, pritet të transferohet te Specia e sapongjitur për herë të parë në histori në elitën e futbollit italian.

Palët janë duke punuar fort teksa 23 vjeçari kosovar nëse arrin të veshë bluzën e Specias, do të dërgojë në Split tre milionë euro.

Mbrojtësi ka spitkatur jo vetëm në Kombëtare por dhe në Kroaci dhe parë moshën e re, mund të kthehet në një bast të madh në futbollin e Seria A.

Praktikisht në Seria A luajnë në nivele të larta Hysaj, Berisha, Gjimshiti, Kumbulla, Strakosha, Veseli, Ndoji, Memushaj, Dermaku, Vrioni etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!