Lando Norris ‘pole position’ në Spanjë

Piloti i MekLaren Lando Norris arriti të kapë pole position në momentin e fundit të disponueshëm, duke u vendosur përpara Verstapen me 20 të mijtë në provat zyrtare të F1. Pas 270 ditësh britaniku u rikthye në pole position me një xhiro që do të mbetet në histori.

Për më tepër me këtë super xhiro, arriti pole-position-in e tij të parë të sezonit dhe të dytën në F1 që kurorëzon një periudhë të formës së shkëlqyer.

I dyti vjen Maks Verstapen me Red Bull ndërsa në vend të tretë do të jetë 7 herë kampioni i botës Luis Hamilton me Mercedes.

Nga ana tjetër Ferrari vuan, duke i kualifikuar dy makinat në vendin e pestë dhe të gjashtë me Leklerk përpara Sainz.

Formula 1 do të kthehet në pisten e Barcelonës nesër pasdite me fillimin e garës së Çmimit të Madh të Spanjës të planifikuar për në orën 15:00 dhe gati për të bërë një shfaqje të paparashikueshme./Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!