Ibra: “S’jam te Milani për të qenë një nuskë”

Tashmë është vendosur që Zlatan Ibrahimoviç do të të nënshkruajë një kontratë të re një-vjeçare me vlerë 6.2 milionë me Milan.

38-vjeçari u bashkua me kuqezinjtë e Serie A për herë të dytë, pas një marrëveshjeje gjashtë-mujore në janar. Ai shënoi 10 gola në 18 ndeshje të Serie A, duke e ndihmuar Milanin të renditej në vendin e gjashtë dhe të siguronte një vend në Europa League.

Duke folur para gazetarëve në aeroportin Linate të Milanos, pas kthimit të tij në Itali, Ibrahimoviç u shpreh: “Më në fund gjithçka është në vend dhe më në fund, mund të kthehem atje ku ndihem si në shtëpi”.

Më pas, ai do të deklaronte për faqen e Milanit në internet: “Siç kam thënë gjithmonë, nuk jam këtu për të qenë një nuskë. Unë jam këtu për të sjellë rezultate dhe për të ndihmuar ekipin, trajnerin dhe skuadrën, që të kthehen atje ku duhet të jetë Milani.

Ne kemi pasur një paraqitje të shkëlqyeshme gjashtë muaj e fundit, por nuk kemi fituar asgjë. Këtë vit unë kam shansin të jem këtu që nga fillimi. Kështu që duhet të vazhdojmë si ishim, duke punuar më shumë dhe duke sakrifikuar veten për të arritur qëllimet tona”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!