FSHF në ‘këmbë’, mos dizinformoni

Është krijuar një kaos i madh sot lidhur me përgjigjet e analizave të skuadrës tonë Kombëtare përpara se kuqezinjtë të nisen drejt Bjellorusisë për të nisur fushatën e Nations League.

Fillimisht media të caktuara, raportuan se ka pjesëtarë të skuadrës me COVID-19, ndërsa më pas ishte vetë FSHF, që përgenjështroi lajmin.

Përgënjeshtrimi i FSHF

“Federata Shqiptare e Futbollit pergenjeshtron lajmin e rremë te shperndare nga tre media se tre futbolliste te Kombetares shqiptare kane rezultuar pozitiv ne testin e COVID. Ky lajm eshte i pavertete dhe tendencioz. Asnje lojtar i kombetares, pjestar i stafit apo anetar i delegacionit nuk ka rezultuar pozitiv. Bashkengjitur edhe testet e futbollisteve te permendur.
I bejme thirrje madias te distancohen nga keto lajme te paverteta dhe nga kjo praktike aspak profesionale. Me poshte pergjigjet per Ramadanin dhe Memollen.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!