Sabien Lilaj te Prishtina…

Klubi i Prishtinës, fitues i Kupës së Kosovës, bën me dije se ka arritur akordin sot me korçarin Sabien Lilaj.

Me anë të një postimi në Facebook, kryeqytetasit e drejtuar nga Armend Dallku, përmes Rrahman Haradinit aksioner te Prishtina, kanë arritur deri te firma e 31-vjeçarit, i cili më parë ka luajtur për Skenderbeun e Korçës. duke fituar disa trofe.

Njoftimi i klubit:

“Darka pune në Shqipëri përfundon me marrëveshje zyrtare

Rrahman Haradini, aksionar i FC Prishtina ka arritur marrëveshje përfundimtare me mesfushorin me përvojë të madhe dhe ndërkombëtare, si dhe anëtarin e Kombëtares Shqiptare, Sabien Lilaj.

Futbollisti shumë shpejtë do të prezantohet para futbollistëve të ekipit bardhekaltër”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!