Bushi me sloganin: “Më i miri duhet të vijë”

Krahas faktit që Shqipëria U21 do insistojë për vendin e tretë në fund të këtij turi kualifikues europian, Alban Bushi bëri zyrtare dhe disa lajme që ‘zienin’ në tregun mediatik.

Kështu trajneri i moshave në konferencën e sotme teksa prezantoi listën e të tijëve për dy takimet e shtatorit me Austrinë dhe Andorrën, ‘Loku’, zbuloi:

-Prioritet moshave të reja që do mund të jenë në grupin U21 për dy sezone duke nënkuptuar se datëlindja 2000-01 mbetet parësore.

-Çokaj nuk listohet ndërsa Mersinaj pritet, por ska garanci. ‘Sporti im.al’ ka raportuar prej javësh që dy lojtarët kishin histori me lojtarët e infektuar te Lokomotiva Zagreb.

-Broja ftohet nga U21 por do i bashkohet Kombëtares A të Edi Rejës.

-‘Më i miri duhet të vijë’, slogani i deklaruar sot nga Alban Bushi, inkurajues për gjeneratën e re anembanë ku flitet shqip.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!