sportiim2

Hidhet shorti i Ipko-s

Shorti për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll është hedhur sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sezoni i ri 2020/2021në Ipko Superligën e Kosovës nis me 11 shtator. Ai do të jetë me numër të reduktuar skuadrash 10 dhe luhet me katër faza.

Drita do ta nisë në shtëpi mbrojtjen e titullit përballë Llapit.

Ndërkohë, Gjilani do ta ketë si kundërshtar Feronikelin në Drenas.

Prishtina pret Drenicën, Besa skuadrën e Munishit Ballkanin.

Ndërkaq, Besa e Arbëria janë dy skuadrat që iu bashkuan Ipko-s.

?>