Gega: Uroj të ecim tok në Europë, tani ka më pak presion

Skënder Gega, triumfon në debutim. Dhe e beën me Kukësin e tij ndaj një emri jo të thjeshtë si Slavia e Sofjes nga Bullgaria.Për RTSH pas sfidës, ai vlerësoi grupin aktual duke evidentuar të rinjtë. Pasi u njoftua se dhe Laçi kaloi, Gega gjeti rastin të përgëzojë Laçin dhe Teutën.

Nuk mendon se Kukësi është i kompletuar. ‘Do ulemi me presidentin për të folur për afrime të tjera’

Jam i lumtur për lojtarët që hynë në pjesën e dytë, edhe për Gavazajn e Kuper. Rëndësi ka që na dhanë fitoren. Të gjithë dhanë shpirtin, do shohim me qetësi gjërat ku do të përmirësohemi.

Gjici? Ambiciet e një biznesmeni, njeriu që ka investuar, nuk me shqetësojnë, përkundrazi më shtyjnë të punoj. Por gjithmonë ballafaqohesh, se është kërkesa përballë mudnësisë. Besoj se në turin tjetër do të ketë më pak presion për ne, kush të jetë do të bëjmë më të mirën; Ndërkohë do të ndërtojmë grupin se po fillon sezoni, e rëndësishme është që kaluam e do të gëzojmë dashamirësit tanë.

Kemi nevojë për përmirësime, por të qetësohemi e shijojmë këtë fitore. Do ulemi me presidentin e drejtorin. Jemi munduar të gjejmë njerëz që na përshtaten, nuk eshtë se do bëjmë ndonjë gjë të madhe, por kemi nevojë. Të gjtihë po kërkojnë të përmirësohen, edhe ne. Kemi objektiva të qartë, të gjithë bëhen më të mirë e të fortë.

I uroj edhe Laçit e Teutës me zemër për fitoren e të ecim paralel sa më larg. Është kënaqësi për të gjithë futbollin shqiptar, është e rëndësishme se përfaqësojmë Shqipërinë”, tha Skënder Gega.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!