Plaku largohet nga Gjilani, nuk bien dakort!
Nga sot, sulmuesi kryeqytetas, Sebino Plaku, nuk është më pjesë e skuadrës së Gjilanit, nënkampione e Kosovës. Në ndeshjen paraeliminatore ndaj skuadrës Tre Penne të San Marinos për Europa League, të cilën Gjilani e fitoi 1-3 duke u kualifikuar për në turin e pare, sulmuesi Sebino Plaku nuk u aktivizua, pasi ishte i karantinuar për shkak të Covid-19.
Lajmin për largimin nga skuadra e Gjilanit e bën të ditur vetë sulmuesi tiranas, i cili teksa largohet i uron suksese skuadrës së Gjilanit.
“Kjo Perjudhë e të qenurit në ekipin e gjilanit ishte veç se pozitive. Do e kujtoj si një perjudhë tranzicioni në ekip, me shum ngjarje brënda, prap sê prapi morëm maximumin, duke arritur te dytet ne ligë, dhe mbërritjen ne Kupat e europes.
Ky ishte dhe objektivi im personal me ardhjen në ktë ekip. Jam munduar kontriboj e te ndihmoj ekipin në të gjitha menyrat,dhe jam krenar per aq sa arritem. Nuk arritem te biem dakord mes paleve!
I uroj vetëm sukses,dhe te mira klubit gjilani, presidentit, stafit drejtues, lojtareve, tifozave dhe qytetareve të gjilanit, zoti ju rujt te gjithve. Tashme Ne kerkim te sfidave te reja,”- shkruan sulmuesi Sebino Plaku.