Briatore, ish-bosi i F1, në spital me Covid-19

Ish-shefi i Renault në Formula 1, Flavio Briatore, 70 vjeç, raportohet se është shtruar në spital në një gjendje serioze me Covid-19, pas një shpërthimi infeksioni në klubin e tij “Miliarderi” në Porto Cervo në Sardenjë.

Flavio Briatore, 70 vjeç, u ankua ndaj vendimit të qeverisë italiane për të mbyllur përsëri klubet e natës. Ai është shtruar në spitalin San Rafaele në një gjendje të rënduar, megjithëse nuk është nën kujdestari intensive.

Briatore ka një fëmijë me Heidi Klum dhe dikur ishte fejuar me Naomi Kampbëll. Ish-bosi i Formula 1, ka takuar së fundmi stilisten 24-vjeçare të modës, Maria Ludovika Kampana dhe dyshja është fotografuar gjatë pushimeve së bashku në Sardenjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!