Trajneri Gega “thërret” FSHF-në në Tropojë

Trajneri Skënder Gega, nuk po stërvit vetëm skuadrën e Kukësit, në stadiumin e Tropojës. Në qytetin e tij të lindjen, tekniku i kuksianëve ka gjetur kohën për të zhvilluar edhe një mini-turne me fëmijën e qytetit të largët verior.

Një veprim i tillë e ka nxitur FSHF-në që ta mbështesë, ish-trajnerin e saj të U-21, Skënder Gega dhe t’u dhurojë fëmijë tropojanë, një sasi materialesh sportive stërvitore.

“Federata Shqiptare, vijon punën e saj për zhvillimin e futbollit në çdo skaj të Shqipërisë dhe këtë herë ka shkuar në qytetin e Tropojës në veri të vendit tonë, ku me iniciativën e përbashkët të ish-lojtarit të kombëtares dhe shpresave Skënder Gega, ka zhvilluar një aktivitet me futbollistët e vegjël U-7, U-9, U-11 dhe U-13 që aktivizohen pranë klubit “Valbona”.

Futbolli i fëmijëve është një nga shtyllat e rëndësishme të aktivitetit të qeverisë së futbollit shqiptar dhe ka në vëmendje maksimale zhvillimin e sportit më të dashur për shqiptarët, por edhe shtrirjen e këtij sporti kudo në Shqipëri, pavarësisht terrenit dhe kushteve atmosferike përgjatë vitit.

Për të promovuar dhe nxitur dëshirën e fëmijëve të moshave të skuadrës “Valbona”, Federata Shqiptare e Futbollit u erdhi në ndihmë me bazë materiale, një faktor nxitës në këto grupmosha, që e përqafojnë futbollin.

Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi, në fjalën e rastit falënderoi FSHF-në për mbështetjen e dhënë për fëmijët tropojanë. Ish-mbrojtësi i kombëtares, Skënder Gega, i emocionuar në qytetin e tij të lindjes theksoi: “Ka dashur zoti, që kjo periudhë kur këta fëmijë të mrekullueshëm po jetojnë, është shumë më e mirë sesa periudha jonë.

Tashmë mundësitë janë më të mëdha dhe kushtet janë më të mira. Shpresoj që e ardhmja e tyre të jetë më e suksesshme dhe më e sigurt”. Një falënderim të veçantë ai bëri edhe për Federatën Shqiptare të Futbollit e cila mbështet iniciativa të tilla,”-thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!