FSHF “piketon” sezonin e ri 2020-2021…

Sezoni 2020-2021 do të fillojë në datë 31 gusht me finalen e Superkupës së Shqipërisë, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” dhe do të përfundojë në datë 29 maj 2021 me finalen e Kupës së Shqipërisë, që do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar sot datat e fillimit dhe përfundimit të kampionateve kombëtarë për sezonin 2020-2021.

Anëtarët e KE-së janë njohur me propozimet e paraqitura nga Komisioni i Garave dhe sipas nenit 51, pika 6, e statutit të FSHF-së kanë miratuar propozimet e prezantuara. Anëtarët kanë votuar elektronikisht një vendim qarkullues.

Më poshtë janë datat e fillimit dhe përfundimit të të gjithë kompeticioneve:

Kampionati i Kategorisë Superiore fillon më datë 12 shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 maj 2021.

● Kampionati i Kategorisë së Parë fillon më datë 19 shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 maj 2021.

● Kampionati i Kategorisë së Dytë fillon më datë 4 tetor 2021 dhe përfundon më datë 16 maj 2021.

● Kupa e Shqipërisë fillon më datë 7 tetor 2020 dhe përfundon më datë 29 maj 2021.

● Kampionati i Kategorisë Superiore për femra fillon më datë 26 shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 maj 2021.

● Kampionati i Kategorisë Superiore U-21 fillon më datë 4 tetor 2020 dhe përfundon më datë 16 maj 2021.

● Kampionatet e Kategorisë Superiore U-17/U-19 fillojnë më datë 20 shtator 2020 dhe përfundojnë më datë 22 maj 2021.

● Kampionatet e Kategorisë së Parë U-17/U-19 fillojnë më date 4 tetor 2020 dhe përfundojnë më datë 16 maj 2021.

● Kampionati i Kategorisë Superiore U-15 fillon më datë 27 shtator 2019 dhe përfundon më date 30 maj 2021.

● Kampionati i Kategorisë Superiore U-13 fillon më datë 27 shtator 2020 dhe përfundon më datë 30 maj 2021.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!