Lorenc Trashi, nis aventurën kuvajtiane…

Mbrojtësi i majtë i Partizanit, por edhe i Kombëtares kuqezi, ka nisur aventurën e tij të re kuvajtiane. Lorenc Trashi është pritur në aeroport nga zyrtarë të Al Qadsia, ku pasi të akomodohet do të nisë stërvitjet me skuadrën e tij të re.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi Al Qadsia, i cili ka postuar në rrjetet sociale, fotot që drejtuesit e skuadrës kuvajtiane i kanë bërë futbollistit të kombëtares shqiptare, sapo ka mbërritur në aeroportin e Kuvajti Sitit.

Lojtari i krahut të majtë Lorenc Trashi ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, transaksion nga i cili do të përfitojë një shumë prej 1milionë USD. Kjo ishte edhe oferta më e mirë financiare, e cila e tundoi mbrojtësin kuqezi të largohej nga Partizani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!