Ndahet nga jeta ish-gjyqtari i FIFA-s Sazan Velçani

Ish-gjyqtari i njohur nga Patosi, Sazan Velçani, ndahet nga jeta në moshën 56 vjeçare. Lajmi vjen nga Italia aty ku ish- vëzhguesi i FSHF-së po kurohej prej muajsh.

Velçani një ish- gjyqtar i FIFA-s, vuante nga kanceri në gjak ndërsa në Leçe të Italisë po kurohej intensivisht. Aq sa kohët e fundit bëri transplant të palcës kurrizore.

Megjithatë njeriu i urtë, nuk ia doli dot të fitonte betejen me sëmundjen duke ndërruar jetë. ‘Sporti im.al‘ i përcjell ngushëllimet e sinqerta familjes dhe të afërmëve të ish-gjyqtarit të njohur Velçani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!