Dinamo shpartallon Lokomotivën pa ‘shqiptarë’

Çokaj dhe Mersinaj nuk aktivizohen.

Te Lokomotiva ka disa të infektuar me COVID-19.

Në ndeshjen e fundit të raundit të 1-të të edicionit të 30-të të HNL-së, kampioni në fuqi Dinamo Zagreb shpartalloi Lokomotivën 6-0 (2-0) në stadiumin ‘Maksimir’.

Shënues i dy golave ​​të parë ishte Majer (6, 27), Gavranoviç (50) e rriti rezultatin në 3-0. Dramatike për Lokomotivën minutat e fundit teksa Dinamo shënon dhe tri herë të tjera me Orsiç (78), Ivanusec (80) dhe Andriç (89) .

Në këtë takim luajti vetëm Tuci nga shqiptarët ndërsa Kallaku u fut në pjesën e dytë. Lokomotiva u pa e dobësuar pa Uzunin e Kastarin e larguar dhe Mersinaj apo Çokaj që nuk u aktivizuan.

Trajneri Tomiç, nuk mund të llogariste një portier të besueshëm. Grbiç dhe disa lojtarë të tjerë të infektuar me koronavirus, mbetën jashtë formacionit titullar. Vallë edhe lojtarët shqiptarë me koronavirus? Gjithësesi, 6-0 në derbi…Debuton Kallaku, Kastarti feston me blutë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!