Igli Tare në Nivicë, ‘zbulon rrënjët…’

Vizitoi vendlindjen në Tepelenë, Igli Tare përmallet: “Pavarësisht se kush jeni dhe sa lart keni fluturuar, pavarësishët se ku jetoni, është e rëndësishme të ktheheni e të zbuloni rrënjët.”

Te Lacio në Itali ska pushime por drejtori i klubit Igli Tare, di të puonjë dhe nga Shqipëria.

Mësohet se Tare i shoqëruar nga vëllai i tij Auron Tare, po pushon disa ditë në jug të vendit teksa familja Tare ka vizituar Vlorën dhe Dhërmiun.

Më pas Igli dhe ata që e shoqëronin, i janë bashkuar udhëtimit për një vizitë në vendlindje. Në Nivicë, Tare është pritur nga kreu i lartë vendor kryebashkiaku i Tepelenës, Termet Peçi.

Tare e ka zbuluar vetë vizitën teksa në rrjete ka shkruar: “Pavarësisht se kush jeni dhe sa lart keni fluturuar, pavarësishët se ku jetoni, është e rëndësishme të ktheheni e të zbuloni rrënjët.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!