Peskara mbetet në Seria B
Peskara dhe Ledian Memushaj mbrojnë me dhëmbë fitoren e së vatjes. Në kthim ndaj Peruxhias, ‘delfinet’ humben 2-1, por fitorja ne sfiden e parë për “play-out” kishte po shifrat 2-1. Kësaj radhe për skuadrën ‘adriatika’.
Pas kohes shtesë penalltite folen per Peskaren, e cila fitoi 2-4. Interesant fakti që në të dyja përballjet skuadrat udhëtuese shënuan të parat dhe në fund u fiksua 2-1 për vendasit.
Diferenca erdhi nga goditjet nga pika e bardhë, aty ku formacioni i Peskarës arriti të triumfojë e të qëndrojë në Seria B. Heroi i delfinëve portieri Fiorilo, teksa priti dy penallti. Keshtu Peskara mbyll një edicion të përvuajtur, Peruxhia zbret ne C.
🙌🙌🙌🙌🙌🙌🙌🙌🙌🙌🙌🙌 pic.twitter.com/I47woCHi6U
— Pescara Calcio (@PescaraCalcio) August 14, 2020
