Shtubina largohet nga Vllaznia, për Egnatian

Klubi rrogozhinas nis të konturohet me futbollistë cilësorë. Mesfushori shkodran ka eksperiencë të madhe në Kategorinë Superiore. Edhe pse e ka nisur nga Kategoria e Parë me Adën.

Një tjetër emër i njohur largohet nga Vllaznia. Në një kohë që kuqeblutë kanë zbritur në fushën për të nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri, sulmuesi anësor, ish-kapiteni Ndriçim Shtubina, është largimi i radhës nga skuadra shkodrane.

Klubi Vllaznia ende nuk e ka zyrtarizuar largimin e 33-vjeçarit Shtubina, por nga rrjetet sociale mësohet, se sulmuesi shkodran ka firmosur dhe do të jetë pjesë e Egnatias së Rrogozhinës në Kategorinë e Parë, e cila këtë sezon do të drejtohet nga trajneri i njohur Gugash Magani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!