Kordiero ikën nga Partizani

Mesfushori brazilian Uliam Kordeiro Melo, i jep duart Partizanit pas një sezoni. Pas ndryshimëve rrënjësore në staf, klubi i kuq duket se po operon me shpejtësi edhe në kontigjent. Largoi 5 titullarë ndërsa sot është vetë braziliani i cili ka njoftuar në rrjete se ka lënë përfundimisht Partizanin.

Kordeiro ka falënderuar klubin:

Mirënjohje të përjetshme për këtë etapë të rëndësishme të jetës sime. Shumë faleminderit Partizani për besimin, tifozët për mbështetjen e tyre dhe futbollistët për miqësinë e tyre. Nuk do ta harroj kurrë gjithçka që kam përjetuar në këtë klub të shkëlqyeshëm”, shkruan Melo në Instagram.

Lojtari brazilian mbërriti në Shqipëri në verën e 2018-ës, ku për një sezon veshi fanellën e skuadrës së Kukësit por pa bindur verilindorët.

Verën e kaluar iu bashkua Partizanit ndërsa sot i jep lamtumirën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!