Pele ndiqet nga Kristiano

5 herë ‘Topi i Artë’ Kristiano Ronaldo, kërcënon mbretin Pele për fronin e goleadorit botëror.

Ditën e sotme në Twitter ka qarkulluar një foto, e cila përmes saj bën të ditur goleadorët më të mëdhenj të historisë së futbollit.

Në vend të parë dhe me karrierë të përfunduar mbreti Pele ne 767 gola. Ndjek Kristiano Ronaldo 35 vjeç, me 737 gola dhe ende në aktivitet si sulmuesi kryesor i Juventusit në Seria A.

Vendi i tretë i përket Romarios brazilian me 734 gola, ndërsa legjenda gjermane e viteve 1970-80 Gerd Myler vjen i katërti.

Mesi, gjeniu argjentinas i Barcelonës, renditet i pesti, por me avantzhin e moshës (33). Vend në këtë klasifikim ka edhe për suedezo-boshnjakun Zlatan Ibrahimoviç teksa vjen me 545 gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!