Deportivo e rrëzuar ‘rrëzon’ edhe Fuenlabradën

S’ka “play-off” për Fuenlabrada, skuadrën madrilene e cila u bë shkaktare për rrëzimin e Deportivos nga kategoria. Javën e fundit, miqtë udhëtuan me futbollistë me koronavirus, duke i vendosur në protokoll të ndeshjes. Federata anuloi takimin dhe skuadrat e tjera arritën të merrnin pikët për të shpëtuar. Deportivo mbeti jashtë…

Ndërkaq, ekipi mik, insistoi për ta riluajtur takimin e fundit pas rehabilitimit të lojtarëve me COVID-19 në radhët e tyre, me shpresën se do fitonte tri pikë e kapur “play-off”-in.

Në fakt Deportivo, ky emër i madh në të shkuarën në futbollin spanjoll, edhe pse e rënë nga Secunda Division, luajti fort dhe befasoi miqtë, duke i mundur 2-1 e shuar shpresat e tyre për të pretenduar La Liga-n.

Çis pas 11 minutash i dha avantazhin Fuenlabradës. Në fund të takimit Deportivo barazoi dhe shënoi dy gola me Beauvue. Kësisoji, zyrtarizohen katër skuadrat që shkojnë në “play off”. Ata janë: Saragoza, Almeria, Xhirona dhe Elce.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!