Oshafi, më i riu në radhët e “djemve të detit”

Teuta, pas festës së fitimit të Kupës së Shqipërisë dhe pushimeve “flash”, ndërsa është njohur edhe me kundërshtarin në Europa League, sot nën drejtimin e trajnerit Edi Martini, ka zbritur në fushën e stërvitje.

Në radhët e skuadrës së “djemve të detit” është vërejtur edhe ish-sulmuesi shtatlartë i gjirokastritëve të Luftëtarit, beratasi Aldrit Oshafi. Mësohet se 20-vjeçari është prezantuar sot në zyrat e klubit të Teutës, teksa ai ka firmosur për të luajtur me durrsakët gjatë seazonit të ardhshëm.

“Klubi i futbollit Teuta njofton marrëveshjen me Aldrit Oshafin. Teuta ka zyrtarizuar afrimin e parë për këtë merkato. Klubi durrsak ka firmosur me Aldrit Oshafi. Djemtë e detit kanë siguruar një tjetër sulmues për sezonin e ri,”- shkruhet në njoftimin e klubit durrsak në faqen zyrtare të tij në “facebook”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!