Juve shkarkon Sarrin


Mauricio Sarri si trajneri i Juventus, fitoi titullin kampion në Seria A por dështoi në Champions, Superkupën dhe Kupën e Italisë.

Dihej që ishte në fund të një aventure që nuk u ngjit kurrë në lartësi.Eliminimi i mbrëmshëm ndaj Lionit në 1/8-at e Champions League i ka kushtuar rëndë 61 vjeçarit Mauricio Sarri.

Andrea Anjeli tha mbrëmë se do vendosnin me qetësi ndërsa shtypi i sotëm sportiv maskaronte Sarrin duke e konsideruar si shkakun kryesor të eleminimit të Juventusit nga rrugëtimi drejt çerekfinalëve të Ligës së Kampionëve në Portugali.

Në këtë mënyrë ‘kryqëzimi i gishtave’ nuk ka sjellë rezultat me ish-teknikut e Napolit dhe Çelsit që pas kësaj dite merr këtë status edhe nga klubi famshëm torinez.

Në pole për timonin bardhezi, shihet një tjetër Mauricio. Këtë radhe flitet për Poçetinon argjentinas. Nuk është çudi që të kërkohet kthimi i Maks Alegrit. Lista e gjatë e kandidatëve sipas mediave italiane,përfshin edhe Zinedin Zidan dhe Andrea Pirlon që pak ditë më parë u zyrtarizua te Juve U-21.

Njoftimi:

Klubi i Juventus njofton se Mauricio Sarri është liruar nga pozicioni i tij si trajner i ekipit të parë.

Klubi dëshiron të falenderojë trajnerin, i cili shkruajti një faqe të re në historinë e Juventusit me fitoren e kampionatit të nëntë radhazi, kulminacionin e një udhëtimi personal, që e ka bërë atë të ngjitet në gjitha kategoritë e futbollit italian”, shkruhet në deklaratën e klubit bardhezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!